Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Manifestimi, Presidenca - qytetarëve: Shmangni çdo provokim, përdorni celularin tuaj për të regjistruar!

Manifestimi, Presidenca - qytetarëve: Shmangni çdo provokim, përdorni celularin tuaj për të regjistruar!

10:53, 28/02/2020
A+ Aa A-

Presidenca ka njoftuar sot se në manifestimin popullor të 2 marsit,  të thirrur nga Presidenti, përveç flamujve kuq e zi, janë të mirëpritura edhe lulet e mimozave. Por, zëdhënësi Tedi Blushi ka bërë edhe një paralajmërim tjetër për pjesëmarrësit që ata të shmangin çdo provokim apo incident dhe në rast se kjo ndodh, të filmojnë me celular çdo gjë.

Mesazhi i publikuar nga Blushi në Fb:

Të dashur qytetarë,

Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.

Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga
Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi
Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani
Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

pranverakuqezi@president.al

beselidhja@president.al

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

Mirësevini në Pranverën Kuq e Zi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco