Meta paralajmëron: Nëse SPAK nuk funksionon, do të ketë revolucion

Meta paralajmëron: Nëse SPAK nuk funksionon, do të ketë revolucion

22:19, 27/02/2020
A+ Aa A-

Më 2 Mars, ora 17:00, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ftuar qytetarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër asaj që ai e quan "Grusht Shtetit". 

I ftuar sonte në emisionin “Opinion”, kreu i shtetit u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion, atëherë kjo do të ndodhë.

Presidenti lëshoi paralajmërimin e rradhës teksa u shpreh se, nuk funksionojnë institucionet dhe SPAK atëherë do të ketë revolucion.

Presidenti Ilir Meta: Në qoftë se ka ardhur koha për revolucion, revolucion. Në qoftë se nuk funksionojnë institucionet, në qoftë se nuk funksionon SPAK-u, revolucion do vejë kjo punë.

Blendi Fevziu: Çfarë revolucioni?

Presidenti Ilir Meta: Revolucion zbatimin e ligjit! Revolucion zbatimin e Kushtetutës!

Mentor Kikia: Çfarë prisni ju nga qytetarët? Çfarë do bëjnë njerëzit?

Presidenti Ilir Meta: T’i lëmë disa gjëra për 2 Marsin.

Andi Tela: Ata do të vijnë për Presidentin…

Presidenti Ilir Meta: Jo nuk do të vijnë për Presidentin. Ata do të vijnë aty për veten e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tl27/02/2020 23:38

Spak eshte njelloj si krimet e renda,ndryshon vetem emri.mjere kush beson se spak do beje drejtesi

Loran shehu 27/02/2020 22:59

Rrevolucioni esht i pashmangshem

Shto koment

Denonco