Skandali seksual në shkollën e Fierit/ Shoqëria civile nesër protestë para kryeministrisë: Besa Shahini të japë dorëheqjen

Skandali seksual në shkollën e Fierit/ Shoqëria civile nesër protestë para kryeministrisë: Besa Shahini të japë dorëheqjen

20:00, 27/02/2020
A+ Aa A-

Ditën e nesërme, CRCA/ EPCA dhe shoqëria civile do të organizojnë një protestë paqësore përballë kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, ku do të kërkojnë dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Besa Shahini, pas mungesës së reagimit nga ana e kësaj të fundit lidhur mbi skandalin seksual në shkollën artistike të mesme ‘Jakov Xoxa’ në Fier, ku mësuesit janë kapur në përgjime duke u kërkuar favore seksuale nxënëseve.

Protestë paqësore/ Besa Shahini hiqe maskënm jep llogari për krimet seksuale ndaj fëmijëve në shkolla! 28 shkurt 2020, ORA 12:00 Përpara kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit.

Pavarësisht se ka dy javë që është denoncuar dhunë sekusale me fëmijët, në Shqipëri deri tani as Ministria e Arsimit, as qeveria shqiptare nuk kanë dhënë llogari dhe as kanë informuar publikun me këtë shkelje tepër të rëndë të të drejtave të fëmijëve. Për më tepër as nuk kanë informuar publikun se cilat janë masat që qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit do të marrin për t’i bërë shkollat të sigurta dhe jo streha për grabitqarët seksualë.

Shoqeria Civile ka protestuar dhe ka kërkuar llogaridhënie nga të gjitha instiucionet përgjegjëse, përfshi këtu dhe angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë, por deri më sot jemi përballur me një heshtje absolute nga të gjitha institucionet, të cilat supozohet se janë aty për të mbrojtur dhe kujdesur për qytetarët.

Sikur të mos mjaftonte kjo heshtje absoulte nga ana e Qeverisë, në të vetmen dalje në publik që Ministrja e Arsimit znj. Shahini ka dhënë përmes një rrjeti social siç është Facebook, duke mos patur kurajon të dalë përballë mediave dhe përballë publikut, ajo akuzoi si mediat, gazetarët ashtu dhe shoqërinë civile me një gjuhë që i shkon përshtat vetëm atyre njerëzve të cilët vijnë nga vendet më anti demokratike të botës, por Shqipëria nuk është një vend i tillë dhe ne asnjëherë nuk do ta lejojmë këtë gjë.

                                                                             Çdo javë ne do të dalim të protestojmë deri sa Ministria, Qeveria dhe Kuvendi të kenë dhënë deri në fund llogari në lidhje me dhunën dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve, duke marrë edhe përgjegjësinë morale, politike dhe qytetare që ju takon!

Për ne është e patolerueshme që zyrtarët që paguhen nga taksat e qytetarëve lejojnë që fëmijët të shfrytëzohen seksualisht në shkollat tona publike dhe nga ana tjetër të mos dalin të japin llogari përpara taksapaguesve se përse lejohet që këto ngjarje të ndodhin. Ne për këtë bëjmë fajtore kryesore Ministren e Arsimit znj. Besa Shahini, si dhe çdo zyrtar tjetër publik në Qeveri dhe Kuvend që vazhdojnë si struci të fshihen me kokën në rërë duke shpresuar se ”çudia e rradhës të zgjasë vetëm tre dite”!

Këtë të Premte, datë 28 Shkurt 2020, CRCA/ECPAT Shqipëri ju fton t’i bashkoheni Protestës së 3-të Paqësore përpara godinës së Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit (në bllok) për t’i kërkuar znj. Besa Shahini të heqë maskën dhe të japë llogari për shfrytëzimin seksual të fëmijëve në shkolla!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco