Guri 'thumbon' Gjonajn: Nuk futesh në Kushtetuese pa radhë, ashtu siç i hyn ti grave të burrave të martuar

Guri 'thumbon' Gjonajn: Nuk futesh në Kushtetuese pa radhë, ashtu siç i hyn ti grave të burrave të martuar

18:08, 27/02/2020
A+ Aa A-

Në një konferencë nga ministria që drejton, Etilda Gjonaj ka komentuar edhe një herë akuzat e bëra në adresë të saj nga presidenti I Republikës, Ilir Meta.

Sipas ministres, akuzat e kreut të shtetit janë një seri spektakli, me fjalë të padenja në drejtim të saj.

“Unë u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivion në luftën kundër reformës në drejtesi por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall“, theksoi ndër të tjera Gjonaj.

Por ndaj deklaratave të ministres së drejtësisë reagon zyrtarja e LSI, Elona Guri.

Përmes një postimi në Facebook, Guri nuk kursen ironinë me ministren teksa e quan edhe “reformiste”, ndërsa i kujton edhe rradhën ligjore për tu emëruar në Gjykatën Kushtetuese.

“E zeza! Ajo reformistja mendon se në Gjykatën Kushtetuese mund të futesh pa radhë siç i hyn ajo grave të burrave të martuar...shokëve të reformës. Këtë mund ta ketë marrë mësim nga Edi që merr gratë e shokëve....Reformohu reformiste, Kushtetuta ka radhë!”, shkruan Guri në postimin e saj të rradhës.

Kujtojmë se, pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta paditi në SPAK ministren Gjonaj dhe dy zyrtarë të tjerë të ministrisë së drejtësisë. Sipas kreut të shtetit, ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme:

1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

2. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal;

3. “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal

4. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco