'Nexhmije Hoxha duhej të ishte në burg'/ Kapri: Ja trashëgimia që na la pas

'Nexhmije Hoxha duhej të ishte në burg'/ Kapri: Ja trashëgimia që na la pas

16:10, 27/02/2020
A+ Aa A-

Gazetari dhestudiuesi Erald Kapri, i ftuar në Ora News, foli lidhur me vdekjen e Nexhmije Hoxhës, e veja e diktatorit Enver Hoxha.

Ai u shpreh se ajo ishte bashkëpërgjegjëse për ndërtimin e sistemit komunist në Shqipëri dhe krimeve që ai sistem kreu.

"Pak çaste më parë u bë publik dhe testamenti i Nexhmijes. Mua më bëri përshtypje që ajo sërish nuk gjeti dot kurajën për të kërkuar falje për atë që la pas. Ajo dhe i shoqi i saj janë përgjegjës për dramën më të madhe të kombit shqiptar. Shqipëria përjetoi një nga diktaturat më të egra, me pasoja që ne ende i vuajmë sot. Në Shqipëri ne kemi pasur të vrarë pa gjyq, të internuar pa vendime. Kjo tregon për natyrën tribale të sistemit komunist. Edhe po ta krahashosh nuk asnjë lloj ngjashmërie", u shpreh Kapri. 

Ai shtoi më tej se trashëgimia që la pas Nexhmije Hoxha është kriminale.

Sipas tij, gjatë komunizmit u prish sistemi i vlerave në Shqipëri, duke cenuar “kodin e nderit” të shqiptarit, pasojat e të cilit ne i vuajmë ende.

"Shqipëria ka qenë një lloj “Koreje Veriore” të Evropës. Në përfundim të sistemit komunist Shqipëria ka qenë një nga tre vendet më të varfra të globit. Ne krahasoheshim ndoshta me Angolën. Nexhmije Hoxha la pas një trashëgimi të rëndë kriminale. Është një rast për t`u studiuar. Shqiptarët kanë pasur një “kod nderi”, ku ka një detaj të rëndësishëm ku është paprekshmëria e gruas. Sot ne po shohim dhe vrasjen e gruas. Kjo do të thotë se në komunizëm u shkatërrua sistemi i vlerave duke krijuar “njeriun e ri”. Kjo është e gjitha trashëgimi që nga regjimi që ndërtoi Nexhmija dhe bashkëshorti i saj", vijoi studiuesi.

Më tej, Kapri u shpreh se Nexhmije Hoxha duhet të ishte dënuar dhe vdekjen ta priste në burg, ashtu siç u duheshin dënuar dhe ish-komunsitë të tjerë.

"Fatkeqësia më e madhe është që ajo vdiq e qetë në shtratin e saj në shtëpi. Ajo duhet të kishte vdekur në burg, me dënim të përjetshëm. Nuk është vonë, Nexhmija edhe pse ishte në moshë të thyer, ekzistonte mundësia që qoftë dhe një prokuror të niste një proces. Krimet janë krime kundër njerëzimit. Edhe nazistët ndiqen akoma, edhe pse lufta ka mbaruar. Sot ke komunistë që duhet të ishin në burg dhe duhet të ishin përgjigjur. Duhet të ishin në burg për krimet që kanë bërë", tha Erald Kapri.

Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha, vdiq ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco