'Nexhmije Hoxha s'u vu kurrë para akuzave të forta, madje influenconte tek Rilindja duke propozuar deri edhe ministra'

'Nexhmije Hoxha s'u vu kurrë para akuzave të forta, madje influenconte tek Rilindja duke propozuar deri edhe ministra'

13:16, 27/02/2020
A+ Aa A-

Analisti Fahri Balliu, autor i librit “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” tha sot se Nexhmije Hoxha, e veja e diktatori Enver Hoxha, nuk u vu asnjëhërë gjatë viteve të pluralizmit, para akuzave të forta; përkundrazi, ajo kishte ndikim tek një nga partitë kryesore shqiptare, sidomos tek grupimi i Rilindjes për të emëruar deri edhe ministra.

Balliu foli në studion e Syri.Tv pikërisht në ditën kur 99- vjeçarja Nexhmije Hoxha u përcoll me arkivol për në varreza, pa shfaqur asnjë pendesë për krimet e kryera nga diktatura.

Balliu tha se "vdekja pa pendesë e Nexhmije Hoxhës është treguesi më i saktë, është emblema e jetës së saj kriminale mbi fatet e këtij populli. Ajo, duke qenë një nga themelueset e rëndësishme të krimit komunist në Shqipëri, nuk ka pasur kurrë pendesë.

Për filozofinë e këtyre njerëzve, e këtyre figurave, e vërteta dhe pendesa nuk ekzistojnë. Ata kanë të vërtetën e tyre dhe nuk kanë kthim prapa përsa i përket reflektimit.

Sigurisht kjo është lidhur edhe me një dobësi të madhe të shoqërisë shqiptare të papjekurisë së saj, të infeksionit komunist të pranishëm edhe sot të kësaj shoqërie, të shtetit që nuk ka ditur ta orientojë, ta qeverisë këtë lloj fenomeni, këtë lloj dukurie, përfshirë këtu edhe qëndrimin drejtpërsëdrejti mbi këto figura.

Do të ishte në dinjitetin e një shoqërie dhe shtetit që këtë ta kishte vënë para akuzave reale të forta të vërteta –se krimet e tyre janë të forta – por ky proces nuk ka ndodhur.

Përkundrazi, Nexhmije Hoxha edhe në këto vite ka qenë influente në njërën nga partitë kryesore politike shqiptare, por më influente ka qenë në aspektin e grupimit të Rilindjes, deri edhe me propozime për ministra.

Ka vënë, darkuar dhe drekuar me njerëzit kryesorë të saj, madje në librin e fundit përshëndet deputetë të kësaj mazhorance, të kësaj Rilindjes dhe protagonistë të mbrojtjes së krimeve.

Kjo ka një domethënie që shoqëria shqiptare është e plagosur, është e infektuar për shkak të mbrojtjes që i ka bërë krimit komunist dhe degradimit e degjenerimit që ka ajo vetë në veprimtarinë e vetë e që vazhdon në kohërat e reja po të njëjtin krim komunist.

Për shembull: Ndërtimi i Kombinatit Metalurgjik ishte një varr i hapur për Shqipërinë për pasojat që kishte dhe kostot. Çeliku që prodhohej në Elbasan ishte më i shtrenjtë se po të vinte nga Brazili.

Çfarë ndodh sot, me Rilindjen?! Ky merr koncesionet, PPP-të.

Ato janë varrmihës të ekonomisë së sotme, një lloj trashëgimie paralele dhe kjo e bën të pamundur që të zhyten me thellësi studiuesit, drejtësia të vepronte në krimet e këtyre, duke përfituar nga mundësitë që të jep demokracia, më shumë ato i shfrytëzojnë komunistët dhe vazhdojnë sot sulmet e tyre të maskuara  me veshje tjetër, por që janë po ato qëndrime.

Nuk ka ndonjë deklaratë të asnjërit prej krerëve të PS-së, pale këtij të Rilindjes, Kryeministrit që është ekstremisht i dashuruar me modelin e Hoxhës; nuk ka asnjë deklaratë kundër tyre gjatë gjithë historisë së pluralizmit shqiptar.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I perndjekuri27/02/2020 18:38

Nje pyetje per ty i dashur Faro: Kush duhet ta vinte perpara akuzave serioze? Sali Berisha apo Rilindja?

Shto koment

Denonco