Deliranti shkoi në Moskë për një emision dhe për të sulmuar opozitën, askush nuk ia beson historinë me Kosovën

Deliranti shkoi në Moskë për një emision dhe për të sulmuar opozitën, askush nuk ia beson historinë me Kosovën

22:53, 26/02/2020

Përpara se Edi Rama të zbarkonte në Moskë për të biseduar me homologun e tij, Sergei Lavrov, situata në Ukrainë ishte tensionuar shumë.

Luftimet janë ndezur fort dhe Ukraina duhej të ishte në qendër të bisedimeve me Lavrov.

Por vetëm për Ukrainën nuk u mësua gjë. Rama u prit me protesta për lirinë e medias nga një portal proqeveritar rus që ankohet se Estonia po ua vështirëson punën.

Të ankohesh te Rama për lirinë e medias është sikur të shkosh si cjapi te kasapi. Sikundër të besosh se ukrainasit i kanë shpresat te Edi Rama, është sikur Shqipëria të besojë se do fitojë Botërorin e futbollit.

Por Edi Rama ishte aty me një qëllim të vetëm. Të dilte në emisionin e parapërgatitur me një sfond të Moskës. Prej andej do shpallte se ka mbrojtur Kosovën përpara rusëve. Madje edhe duke thënë se i ka hedhur një karrem Lavrovit për Kosovën, por ai nuk e paska ngrënë.

Pra njeriu, që vetë Rama e quajti enciklopedi të politikës së jashtme, do hante karremin e një deliranti që nuk ia besojnë broçkullat as ata që kishte në studio? Shpresa e tij ishte se shqiptarët do e shohin si patriot të madh dhe do ia harrojnë tradhëtinë që i ka bërë Kosovës.

Por askush nuk e ha këtë karrem qesharak. Ai është investuar për ndarjen e Kosovës dhe kjo njollë do e ndjekë deri në frymën e fundit.

Problemi është se në konferencën me Lavrov, Rama sulmoi opozitën shqiptare. Ai mashtroi për kreun e saj, Lulzim Basha kur tha se ka qenë ministër i Jashtëm në vitin 2004 kur është nënshkruar marrëveshja e miqësisë me Rusinë.

PD erdhi në pushtet në vitin 2005. Por ky sulm ndaj opozitës është i pashembullt edhe për Lavrov, vendi i të cilit nuk e ka fare për zemër opozicionin.

Për fat në Tiranë shqiptarët nuk ishin të preokupuar aspak për shfaqjet e Ramës në Moskë. Shumica po e marrin veten nga dy krime tronditëse në familje. Të tjerët janë të shqetësuar nga mbërritja e mundshme e koronavirusit në një vend me shëndetësi dhe shtet të shpartalluar.

Disa po gëzonin për vendimin për Teatrin Kombëtar. Një fitore e vogël mbi autokracinë e Ramës. Një autokraci që u shfaq hapur në mes të Moskës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco