Rastësi apo…./ Sot vdiq Nexhmija, 69 vite më parë u pushkatua Sabiha Kasimati

Rastësi apo…./ Sot vdiq Nexhmija, 69 vite më parë u pushkatua Sabiha Kasimati

22:44, 26/02/2020
A+ Aa A-

Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha vdiq në moshën 99-vjeçare ditën e sotme. Por në këtë datë,  ndoshta rastësi, më 26 shkurt të vitit 1951, 69 vite më parë u pushkatua Sabiha Kasimati.

Sabiha Kasimati ishte modeli tjetër i gruas, ndryshe nga Nexhmije Hoxha, e cila nuk shfaqi kurrë pendesë për krimet e kryera.

Kush ishte Sabiha Kasimati:                                         

Sabiha Kasimati lindi në Edirne më 1912, ishte e bija e një mjeku, me origjinë nga Libohova, që ushtronte zanatin e tij si mjek në Turqi.

Edhe pse larg nga atdheu, familja Kasimati i rriti fëmijët me frymën e patriotizmit dhe dashurinë për kulturën, si shqiptare ashtu edhe europiane në përgjithësi.

Kur familja u kthye në Shqipëri, ajo u vendos tek i vëllai në qytetin e Korcës, i njohur edhe sot për kulturën me frymëzim francez.Një fakt shumë i rëndësishëm, që do të shënonte jetën e saj, ishte se ajo qe vajza e parë që ndoqi Liceun Francez të Korcës, duke shërbyer si shembull për shumë të tjera në vijim.Ky lice ishte shumë i vlerësuar në të gjithë Shqipërinë e asaj kohe dhe ndiqej nga fëmijët e eksponenteve kryesorë të vendit. Pra që në moshë shumë të re, fati i saj e bëri që të dallohej dhe të ishte e vetme.

Qe shoqe klase me Enver Hoxhën, diktatorin e ardhshëm, por një njohje e atillë do t’i kushtonte shtrenjtë, shumë shtrenjtë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco