Ish-këshilltarët e LSI: Qytetarët detyruan qeverinë të tërhiqet nga projekti ogurzi i shembjes së Teatrit

Ish-këshilltarët e LSI: Qytetarët detyruan qeverinë të tërhiqet nga projekti ogurzi i shembjes së Teatrit

21:32, 26/02/2020

Ish-grupi i Këshilltarëve të LSI-së, ka përshendetur vendimin e sotëm të Bashkisë, për tu tërhequr nga vendimi për ndërtimi me PPP i Teatrit Kombëtar.

Ky grup e ka cilësuar tërheqjen nga ky vendim si një fitore të qytetarëve të cilët qëndruan deri në fund dhe detyruan qeverinë të tërhiqet nga projekti ogurzi që shkatëronte një nga monumentet unike të kulturës sonë kombëtare dhe trashgimisë artistike.

‘Qytetarët ja dolën!

Prononcim i ish-Grupit të Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës.

Sot, pas 2 viteve rezistencë qytetare të përditshme, artistët dhe komuniteti i Tiranës ia doli të detyrojë Bashkinë dhe qeverinë të tërhiqet nga projekti ogurzi që shkatëronte një nga monumentet unike të kulturës sonë kombëtare dhe trashgimisë artistike.

Grupi këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës në atë kohë, nuk pranoi të votonte asnjë vendim që i jepte oligarkëve truallin e Teatrit Kombëtar, duke u vendosur fuqimisht në anën e drejtë së bashku me artistët dhe qytetarët. Panvarsisht makinacioneve të panumërta asnjë këshilltar i LSI dhe Opozitës së bashkuar nuk votoi vendimet që kërkonin 3/5 e tjetërsimit të truallit dhe i hapnin rrugë grabitjes së pronës publike, duke u bërë një barrierë e pakalueshme e çdo paligjshmërie. Këshilltarët e LSI mbështën artistët deri në fund të mandatit të tyre, dhe do vazhdojnë ta bëjnë përsëri.

Falë edhe këtij qëndrimi të këshilltarëve të Opozitës së Bashkuar, u arrit edhe kjo fitore e parë në mbrojtje të trashgimisë kulturore.

Të bashkuar Shqiptarët ia dolën të ndalnin grabitjen e traditës së tyre, në 2 Mars do ia dalin të ndalin grabitjen e së ardhmes së tyre.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco