Bashkia tërhoqi vendimin për Teatër me kulla/ Mazniku: Ja pse u prishën negociiatat me Fusha Shpk

Bashkia tërhoqi vendimin për Teatër me kulla/ Mazniku: Ja pse u prishën negociiatat me Fusha Shpk

21:15, 26/02/2020

Lidhur me tërheqjen nga vendimi për e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ka folur edhe nën/kryetari i Bashkisë, Arbi Mazniku.

I ftuar në studion e Abc Neës, Mazniku sqaroi edhe prishjen e negociatave me kompaninë “Fusha” për ndërtimin e Teatrit Kombëtar me PPP. Ai tha se Teatri tashmë do të ndërtohet me fonde publike.

“Pas votimit në parlament, kaluam në fazën e negociimit që parimisht dihet se fillon por jo se si mbaron. Në grupin e negociimit kishte përfaqësues nga shumë institucione por edhe artistë. Ne kërkuam që të bëhej një teater i mirë që do qendrojë në qytet për 100 apo 200 vitet e ardhshme”, tha Mazniku.

Ai më tej sqaroi se “kërkuam dy kategori, sa i përket aspektit teknologjik që kërkohej nga ana e artistëve dhe afatet e zbatimit të projektit. Ne, pra e donim Teatrin e ri Kombëtar me cilësi dhe shpejt, kompania nuk erdhi dot në parametrat tona. Kërkesat tona nuk negocioheshin, ndaj edhe u ndërprenë negociatat me kompaninë në fjalë”.

Mazniku tha “kërkesa jonë konsistonte me fillimin e projektit dhe mbarimin. Zhvillimi pas Teatrit le të merrte kohën e vet, por ndërtimin e teatrit deshëm që të bëhej më shpejt”.

I pyetur se pse nuk nisën negociatat me ndonjë kompani tjeter, Mazniku u përgjigj se “nuk deshëm të humbasim më kohë dhe tashmë do të ndërtohet me fonde publike sipas të njëjtit projekt”.

Sipas tij, hapësira e teatrit ekzistues do t’i mbetet teatrit, pra ai truall që ka në dispozicion nuk do të ndryshojë. /abcnews.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Un jam TEATRI27/02/2020 07:58

Ahh, ju jeni qesharake deri ne dhimbje. Po si mor u terhoqet se firma nuk arrit parametrat/kerkesat tuaja qe ishin te panegociushme. Jo mor jo ju u terhoqet per ta bere me dike tjeter. Te peshtire

Shto koment

Denonco