Si gënjeu Edi Rama në Moskë për Lulzim Bashën pasi e lajkatoi Lavrovin

Si gënjeu Edi Rama në Moskë për Lulzim Bashën pasi e lajkatoi Lavrovin

18:11, 26/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u shfaq në Moskë në cilësinë e drejtuesit në detyrë të OSBE-së. Ai e lajkatoi jo pak ‘homologun’ e tij rus, Sergei Lavrov, të cilin e quajti ‘Enciklopedi e gjallë’, sipas gazetës Kommersant. Kjo ishte hera e parë që një kryeministër shqiptar viziton Moskën, shkruan gazeta, duke theksuar se në fakt Rama është takuar me Lavrov edhe në vitin 2013.

Më tej, gjatë fjalës së tij, Rama premtoi rikthimin e bisedave telefonike me Moskën, të cilat sipas tij nuk ekzistojnë që nga koha e Stalinit.

“Kur bëhet fjalë për telefonatat me gjasë ajo që çfarë ju përmendët reflekton gjërat reale. Sa i takon takimeve personale, në 2004 menjëherë sapo u emërova Ministër i Jashtëm i Rusisë bëra një takim në Tiranë dhe më pas nënshkruam një traktat miqësie dhe bashkëpunimi me Ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e la mënjanë këtë dokument, e harroi. Por ekziston, është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që ti kemi të qarta parimet e marrëdhënieve tona. Megjithatë jam i sigurt që do të komunikojmë përgjatë këtij viti nëpërmjet telefonit dhe do të diskutojmë çështjet e OSBE, jemi të gatshëm për këtë,” tha Lavrov.

Pas tij, Rama lëshoi një gënjeshtër skandaloze.

Ai tha se marrëveshja e vitit 2004 është nënshkruar nga kreu i opozitës shqiptare, Lulzimi Basha kur dihet se në atë kohë në qeverisje ishin socialistët.

“Telefonatat që thashë që nuk janë bërë që nga Stalini do të vazhdojnë të bëhen me ju. Do të vazhdojmë të komunikojmë. Po ka pasur një marrëveshje të nënshkruar mes jush dhe udhëheqësit të sotëm të opozitës sepse ka qenë Ministër i Jashtëm i asaj kohe por më duhet t’i mbetem parimit që diçka që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme natyrisht nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale. Kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do t'ju dëshmoj që unë them çfarë bëj dhe bëj çfarë them,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigrant 26/02/2020 18:42

Ah! E mjera Shqiperi e mjera Kosove edhe pse nje jeni per keqarrdhje jeni. Them jeni nje sepse kemi dhe minista nga Kosova , por edhe Avni Rrustemi ishte deputed i Kosoves dhe Bajram Curri shpesh betohej “per gjakun e Avniut” Jeni per keqarrdhje sepse... ka akoma te tille tradhtare dhe servile puthadore te tyre ,tip Sokol,Muhamet V .me bollek .

Shqiptari26/02/2020 18:40

Cdo gomar eshte me i mencur dhe me inteligjent se ky GKM (Gomar Kryeminister). Si mund te genjesh kaq idiotesisht dhe paturpesisht sikur ke perpara Manastirliun apo Spiropali, dhe jo ministrin e jashtem te nje vendi te madh si Rusia, vetem per te hequr bythen menjane nga cdo pergjegjesi!!!!! Kete mund te beje vetem Edvin Rama i Rilindjes!!!

Shto koment

Denonco