Ish-i përndjekuri politik: Çfarë keqardhje mund të ndjesh për një xhelate

Ish-i përndjekuri politik: Çfarë keqardhje mund të ndjesh për një xhelate

17:17, 26/02/2020
A+ Aa A-

Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka reaguar në lidhje me vdekjen e Nexhmije Hoxhës, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila ndërroi sot jetë në moshën 99-vjeçare.

Në një lidhje telefonike për ‘Neës24’ Ndregjoni pohoi se sot u largua nga jeta një xhelate e shoqërisë shqiptare, e cila sipas tij ka bërë krime që nuk u dënuan nga qeveritë shqiptare paskomuniste.

Mes të tjerash ai theksoi se Nexhmija edhe në librin e saj të fundit që botoi “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, ka shfaqur urrejtje për ish-të përndjekurit politikë.

“Një ndjesi boshllëku do ta quaja. Që u largua një xhelate nga shoqëria shqiptare e cila për krimet që bëri, nuk u dënua, por u dënua për kafe.

Një maskaradë e qeverive shqiptare paskomuniste që mos të dënonte krimet e saj dhe të bashkëshortit të saj Enver hoxha. Kur vdes një xhelate nuk ka ndjesi, por ndihesh shumë i trishtuar kur mbas 30 vitesh pluralizmit politik, 4500 familje kërkojnë eshtrat e njerëzve të tyre dhe kjo klasë politike e papërgjegjshme në vend që ti gjente këto eshtra, i ka lënë këto familjarë në zi.

Çdo gjë do ta pranoja, por sigurisht që Nexhmie Hoxha dhe në vitin e fundit të vdekjes së saj me librin e saj fliste me një urrejtje ndaj të përndjekurve politikë. Ndaj çfarë ndjesie mund të kesh për një xhelate.”, -tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco