Ndarja nga jeta/ Berisha: Vasil Tabaku, antikomunist i vendosur në kohërat më të vështira për demokracinë

Ndarja nga jeta/ Berisha: Vasil Tabaku, antikomunist i vendosur në kohërat më të vështira për demokracinë

16:52, 26/02/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së publicistit Vasil Tabaku.

Berisha e vlerëson Tabakun si një figurë poliedrike, si edhe një antikomunist të vendosur në kohërat më të vështira për demokracinë dhe Partinë Demokratike.

Vasil Tabaku mbylli syte pergjithmone!

Te dashur miq, shkrimtari, poeti, gazetari, publicisti, skenaristi, personaliteti i mirenjohur Vasil Tabaku mbylli syte pergjithmone!

Figure poliedrike, autor i veprave te vyera ne proze, poezi, publicistike, Vasil Tabaku ishte nje antikomunist i vendosur nje qendrestar i paperkulur dhe ne kohrat me te veshtira per Partine Demokratike dhe demokracine ne Shqiperi.

Ai me perkushtim, aftesi dhe talent, fryme qytetare dha nje kontribut te pavdekshem ne te gjitha mediat e forcave demokratike te vendit.

Me kete rast shpreh mirenjohjen time te pakufishme ndaj ndihmeses se çmuar te Vasil Tabakut, mbeshtetjes se tij te palkundur te Partise Demokratike, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i Vasilit te gjeje paqen e merituar! Amin! Sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco