Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Juli Emiri: Nuk i besojmë Veliajt, protesta në mbrojtje të TK-së do të vazhdojë deri në fund

Juli Emiri: Nuk i besojmë Veliajt, protesta në mbrojtje të TK-së do të vazhdojë deri në fund

16:31, 26/02/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte me Syri Tv, aktorja Juli Emiri, një nga mbrojtëset aktive të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, thotë se pavarësisht se ditën e sotme ka pasur një tërheqje nga Bashkia në tentativën e tyre të vazhdueshme për të shembur Teatrin Kombëtar, lufta e tyre në mbrojtje të TK-së do të vazhdojë deri në fitoren finale.

Emiri tha se nuk i besojnë kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe vazhdojnë ti qëndrojnë bindjes se Teatri ka nevojë për restaurim dhe jo për ndërtim nga e para, që në fakt fsheh qëllime për të grabitur truallin ku ndodhet ky institucion.

‘Gjithë shkeljet që kemi vlerësuar është tjetërsimi i truallit të Teatrit Kombëtar. Fitorja do të jetë kur Teatri të restaurohet dhe jo të ndërtohet nga e para. Këtë protestë nuk e bëmë për këto mure siç ata donin ta paraqisnin, ne e bëmë për dinjitet, për atë dinjitet që këta njerëz qëndruan në mbrojtje të Teatrit në këto dy vite.

Unë e shikoj lëvizjen e Bashkisë si një lëvizje taktike. Kjo protestë nuk do të ndalet këtu por do të vazhdojë edhe më tej. Kjo protestë do të vazhdojë me me Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit, ku kanë ardhur trupa nga shumë shtete të tjera për të dhënë shfaqje. Europa Nostra do ta shpallë në muajin mars Teatrin Kombëtar si një nga 7 sitet më të rrezikuara në Europë.  

Kjo është edhe një nga arsyet e tërheqjes së Erion Veliaj, presioni i Europa Nostra.

Ne e kemi thënë që në fillim, nuk do ta njohim si negociator, sepse nuk e njohim fare si bashki dhe pse ai u përpoq që të përçajë artistët. Ai vazhdon të përpiqet ti tregojë artistët si një çetë e përçarë.  Kjo luftë nuk ka qenë vetëm për Teatrin Kombëtar dhe për muret, por për dinjitët dhe është për ata njerëz që e kanë mbrojtur me dinjitet, dhe nuk do të ketë kurrë fytyrën e atyre njerëzve që ndryshojnë herëpashere.

Në do jemi 24 orë në mbrojtje të Teatrit deri sa kjo çështje të zgjidhet dhe Teatri Kombëtar të restaurohet.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco