‘Rama kërkoi njohjen e Kosovës në Moskë? Tradhtari ka nevojë që të duket patriot’

‘Rama kërkoi njohjen e Kosovës në Moskë? Tradhtari ka nevojë që të duket patriot’

13:55, 26/02/2020
A+ Aa A-

‘Njeriu i Memeve’, Genc Seiko, duket se ka një variant të tijin për deklaratat e Edi Ramës në sy të ministrit të Jashtëm rus, Segei Lavrov, sipas të cilave Serbia duhet që ta njohë Kosovën. Por Seiko mendon se tradhtari ka gjithmonë nevojë që të duket si patriot.

‘Anglezët kanë një shprehje të bukur. ‘Mos kërko kurrë diçka kur e di që përgjigjia është: jo’. Atëherë pse Rama i kërkon Lavrov që Rusia të njohi Kosovën? Sepse tradhtari ka nevojë të duket patriot’, shkruan ‘Njeriu i Memeve’.

Kujtojmë se në kohën që Shqipëria qeveriset prej 7 vitesh nga Edi Rama, jo vetëm që marrëdhëniet, Serbi-Kosovë, janë vënë përpara projekteve si ai për ndarjen territorial të shtetit të dytë shqiptarë, por edhe njohjet janë pakësuar ndjeshëm.

Qeveria e Shqipërisë e cila e ka edhe detyrim kushtetues, nuk ka bërë asnjë përpjekje minimale apo lobim të qenësishëm në këtë drejtim si anëtar i vjetër i Kombeve të Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 26/02/2020 18:16

Tradhëtari i kombit Shqiptar kërkon ti hudhi hi syve shqiptarëve për herë të dytë, hera e parë ishte në Beograd me lojën e tij dhe të Vuçiç gjoja i kërkonte njohjen e Kosovës dhe seria dytë vazhdon me Moskën, cfarë presim akoma o shqiptarë të ngrihemi të gjithë ta zhdukim këtë rrezik kombëtar nga kjo tokë ky njeri nuk është shqiptar nuk meriton të jetë shqiptar.

Shto koment

Denonco