‘Ishin zhdukur që nga koha e Stalinit’. Rama: Do rikthej telefonatat me Moskën

‘Ishin zhdukur që nga koha e Stalinit’. Rama: Do rikthej telefonatat me Moskën

12:59, 26/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama takoi homologun e tij rus, Sergei Lavrov në kuadër të drejtimit të OSBE-së. Gjatë këtij takimi, Rama tha se është gati që të kthejë komunikimet telefonike mes lidershipit rus dhe atij shqiptar.

Rama tha se nuk ka pasur asnjë telefonatë të vetme, pa përmendur këtu takimet dhe negociatat.

“Që nga koha e Stalinit nuk ka pasur telefonata,” tha Rama, raporton rrjeti rus RIA.

Edhe Lavrov u shpreh se është gati për të rinisur bisedimet telefonike. Ai shtoi se ka pasur një marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, e cila daton në vitin 2004.

Por ajo u la në harresë, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elidon26/02/2020 13:29

Bravo,Rusia eshte nje vend mik i Shqiperise.

Shto koment

Denonco