Mesazhi/ Tubimi i 2 marsit, Basha jep 2 porosi për degët e PD-së

Mesazhi/ Tubimi i 2 marsit, Basha jep 2 porosi për degët e PD-së

11:17, 26/02/2020
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka nisur një mesazh kryetarëve të partisë në rrethe në lidhje me tubimin e organizuar nga presidenti Ilir Meta në 2 mars.

Në mesazhin e tij, Basha ka dy porosi për kryetarët e PD-ve.

Më poshtë mesazhi i plotë i Lulzim Bashës:

Të nderuar Kryetarë,

Më poshtë mesazhi i Kryetarit Basha për tubimin e organizuar nga Presidenti i Republikës më datën 2 Mars 2020, ora 17:00, ne Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’:

‘Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!’.

Dy porosi:

1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë.

2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.

Ju përshëndes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco