FOTO/ Denoncimi: Bashkia e rilindur në Tropojë po helmon qytetarët duke djegur mbeturinat

FOTO/ Denoncimi: Bashkia e rilindur në Tropojë po helmon qytetarët duke djegur mbeturinat

21:16, 25/02/2020
A+ Aa A-

Dega e Partisë Demokratike në Tropojë, ka denoncuar keqmenaxhimin që bashkia e rilindur në këtë qytet po i bën mbetjeve urbane, duke i djegur dhe helmuar me gaz karbonik qytetarët.

‘Ndaj kryetarit të emëruar në bashkinë Tropojë, për "helmimin" që po i bën popullit të Tropojës, me papërgjegjshmërinë që tregon në administrimin e pikës së grumbullimit të mbetjeve, duke mos menaxhuar, duke mos ndarë asnjë lekë në buxhetin e bashkisë për menaxhimin e mbetjeve duke lënë në mes projektin e financuar nga BE për menaxhimin e mbetjeve, modeli tijë në menaxhim e mbeturinave është ti ndezin, të tymosin qytetin, të helmojë qytetin, siç helmon Rilindja në çdo cep të Shqipërisë. Ju bëj thirrje publike autoriteteve ligjëzbatuese të ndërmarrin masa për të ndaluar këtë veprim "armiqësor" ndaj popullit të Tropojës. Rilindas i dështuar i 30 qeshorit, që vetëm ti fusësh flakën di, modeli i zjarrvënies, i dështuar në administrimin e bashkisë Tropojë.

     

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco