Mesazh gjerman për SPAK-un: Për Bundestag-un, blerja e votave është rasti më i keq në një demokraci

Mesazh gjerman për SPAK-un: Për Bundestag-un, blerja e votave është rasti më i keq në një demokraci

19:51, 25/02/2020
A+ Aa A-

Kryekëshilltari për Politikën e Jashtme në CDU-CSU, Hans-Joachim Falenski, pjesë e Bundestagut gjerman, lëshoi një mesazh të fortë ndaj organeve të hetimit në Shqipëri për çështjen e blerjeve të votave.

Reagimi i tij erdhi gjatë fjalimit në një ceremoni ku presidenti Ilir Meta i akordoi titullin“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Ndërkohë, duket se ky ishte një mesazh direkt ndaj SPAK dhe zhvillimeve shqetësuese për dosjet e bujshme, 184 dhe 339.

“Kushti ynë numër 5. thotë, se hetimet nga shërbimi i prokurorisë dhe, në rastet e caktuara, procedurat gjyqësore kundër personave të lidhur me blerjen e votave në zgjedhje duhen nisur dhe duhet të sigurohet që procedurat të zhvillohen me rigorozitet dhe në mënyrë të shpejtë.

Për Bundestag-un blerja e votave është rasti më i keq në një demokraci. Për këtë arsye Bundestag-u ka ndjekur me përparësi ecurinë e dosjeve 184 dhe 339, por gjithashtu edhe me shqetësim deri këto ditët e fundit.

Kjo është arsyeja pse ky kushti nr.5 është kushti mbi të cilin do të kërkojnë llogari të gjithë në grupin e partisë sime: a është përmbushur plotësisht ky kusht?  Me fjalë të tjera: është në krye të listës sonë të përparësive!” tha Falenski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco