Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Vasili-prezencës së BE-së në Tiranë: Çfarë halli ua mbylli gojën para fakteve skandaloze të kapjes së Reformës në Drejtësi

Vasili-prezencës së BE-së në Tiranë: Çfarë halli ua mbylli gojën para fakteve skandaloze të kapjes së Reformës në Drejtësi

18:18, 25/02/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një shënim në profilin e tij në facebook ka kritikuar ashpër Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) që edhe pse sipas tij pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë nuk luajti asnjë rol për të ndalur degradimin e Reformës në Drejtësi, por ndihmoi në thellimin e kapjes së kësaj reforme nga Rilindja.

Po kështu Vasili ka kritikuar edhe rolin e prezencës së BE-së në Tiranë që po sipas tij ka pasur ‘zero qëndrime për faktet flagrante që janë bërë publike dhe që rrënonin integritetin e Reformës në Drejtësi’

‘Ç'hall ja mbyll gojen BE-se ne Tirane para fakteve skandaloze te Reformes ne Drejtesi!

Fakte te njepasnjeshme njeri me trondites se tjetri po nxjerrin sheshit se reforma ne drejtesi u kap dhe u coptua nga rilindja duke perfshire ketu edhe Vetingun.

Operacioni Nderkombetar i Monitorimit (ONM) megjithse pjese e Kushtetutes se Shqiperise nuk luajti asnje rol per ta ndalur degradimin e Reformen perkundrazi me qendrimin e tij thelloi kapjen nga Rilindja.

Deklaratat "entuziaste" te Genovefa Kalaveres, shefes se ONM, kane qene thjesht dhe vetem alibi i kapjes se sistemit te drejtesise dhe kane demtuar rende integritetin e procesit.

BE ne Tirane me deklaratat pozitive artificiale dhe propagandistike ne vend te kritikes se rrepte per degradimin e reformes ka sherbyer gjithashtu si alibi per nje reforme qe po degradonte haptas dhe ku faktet ishin pa fund qofte per shume anetare te KLGJ dhe KLP tashme edhe per anetare te Vetingut.

Zero qendrime ka pasur BE ne Tirane per faktet flagrante qe jane bere publike dhe qe rrenonin integritetin e Reformes ne Drejtesi

Ndaj edhe Negociatat nuk hapen,pavarsisht nga sherbeti i Deklaratave te BE ne Tirane.

Shihni me poshte faktet per anetare te Vetingut te zgjedhur ne shkelje te plote me kriteret e ligjit.

Hajde hajde dhe ne presim qe keta te Vetingut japin vleresime objektive per gjyqtaret e prokurore e tjere.

Perfundimisht "perla" e drejtesise u shnderrua ne nje para' kallpe.

1.Pse ONM nuk ka denoncuar keto skandaloze ndonese kjo eshte detyre e saj?

2.Pse ONM eshte pajtuar me nje degradim te tille duke qene ne njohje te plote te ketyre fakteve flagrante?

3.Pse BE ne Tirane nuk guxon te mbaje qendrim publik per keto skandale kaq te renda?

4.Cila eshte arsyeja qe mban peng BE-ne, e cila vazhdon te fshehe fakte te tilla dhe vazhdon me deklarata propagandistike per gjoja suksesin " madheshtor" te reformes?’

                                                                          

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/02/2020 20:10

Pará, pará, pará të pista me shumicë të cilat kapin shifra marramendëse që shpërndahen nëpër këta burokratë të degjeneruar, kurvi e bax-hella. Nuk ERRU njeri për Shqipërinë dhe shqiptarët në momentet e e kësaj rrumpall ideollogjie të shoqërisë së hapur, pa shtete, pa kushtetuta, pa ligje, pa kombe, pa tradita, han me 400 porta, pa arsim pa familje, pa besim, pa moral, pa etikë, pa seks, pa turp, me droga sheshit, me batërdisje totale të buxheteve. Kjo nuk është KÇK por Kap Gjithçka, me dhjepllomatë shkërdhatat në krye. Prandaj duhet ta mbledhim mëndjen ne shqiptarët e ti dalim zot kombit dhe shtetit. Në 2 Mars të gjithë në shesh me thirrjen e Kryetarit të Shtetit ti japim fund kësaj marrëzie.

Jani25/02/2020 19:12

Ajo BE që ju kërkoni të mbajë qëndrim nuk është gjë tjetër vetëm një tufë të paaftësh me vese dhe pasione perverse,që vjen në Shqipëri të zhvasë troje ,para dhe kurva..dhe që nuk e di farë çfarë bëhet në vendin tonë! Pyesni Greqinë se e pësoi mirë prej tyre!

Shto koment

Denonco