Jep dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës

Jep dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës

17:22, 25/02/2020
A+ Aa A-

Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës Përparim Daiu.

Sipas News 24, vendimi ka ardhur për shkak të debateve brenda PS dhe jo për diskutimet mbi hapjen e Karantinës në Spitalin e Kavajës.

Vetë Daiu nuk i ka bërë të ditura arsyet e këtij vendimi, por Kavaja dhe spitali i këtij qyteti janë përfolur këto ditë si vende të mundshme për karantinë, nëse do ketë raste me koronavirus në Shqipëri.

Image

Denoncimin e parë për këtë rast e bëri ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi do të shprehej se në Spitalin e Kavajës po ngrihej karantina për personat që mund të preken nga Koronavirusi. Ai e cilësoi një papërgjegjshmëri nga ana e qeverisë që karantina të ngrihet në një zonë shumë të populluar.

Sipas Bardhit, ka informacione lidhur me një urdhër që ka dhënë ministria e shëndetësisë për ta kthyer këtë spital në karantinë dhe se për këtë kanë nisur edhe përgatitjet. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/02/2020 17:30

Janë mbledhur një tufë derra injorantë owerllianë në majë të plehut, të gjithë me i përplas mbas murit të halesë.... jep dorëheqjen mjeku?!?! Hajde gjeje ku fshihet lepuri.

Shto koment

Denonco