‘Temperatura më saktë matet me buzë’-Iriqi bisedon me ministren Manastirliu

‘Temperatura më saktë matet me buzë’-Iriqi bisedon me ministren Manastirliu

15:27, 25/02/2020
A+ Aa A-

Iriqi: - Si fillim...

Manastirliu: - Asnjë rast nuk kemi. Mos shpresoni kot. Gjithë analizat kanë dalë negative. Për inat të Lulit.

Iriqi: - Doja të të pyesja...

Manastirliu: - I kemi marrë gjithë masat. Sa të kemi Ramën nuk guxon virus të duket këtej rrotull. Për inat të Lulit.

Iriqi: - Vijnë nga Italia 14 avionë...

Manastirliu: - Le të vijnë dhe 100. Edi Rama ia ka bërë kufirin te thana apo te molla e kuqe. Nuk ka virus që afrohet. Për inat të Lulit.

Iriqi: - Po tragetet...

Manastirliu: - Kemi vënë policë me pëllëmbë të madhe në porte. Ua venë në ballë tre apo katër pasagjerëve në të njëjtën kohë. Dhe kush ka temperaturë e çojnë në karantinë. I ka ngritur Rama në vende sekrete për inat të Lulit.

Iriqi: - Me pëllëmbë e matni temperaturën?

Manastirliu: - Rama zbaton traditën. Gjyshet tona na e matnin me buzë. Kështu u thashë dhe policëve, por ata abuzuan. Buzët nuk i vendosnin te balli i pasagjerit, por kur ishin femra i vinin në buzët e tyre.

Iriqi: - Pra i puthnin?

Manastirliu: - Pa të keq. Quhet puthje me pushtetin. Mbarësi të sjell. Për inat të Lulit.

Iriqi: - Pse po vonohet të arrijë te ne coronavirusi?

Manastirliu: - Në fakt mbërriti në Durrës dhe u nis për Tiranë. Por në Vorë iu vështirësua frymëmarrja. Te Zogu i Zi iu mor fryma dhe ngordhi. Kanë ardhur shkencëtarë nga Amerika dhe pasi i bënë analizat thanë se ka vdekur nga ajri i helmët i Tiranës. Pra fat i madh që Erioni e ka ndotur kaq shumë Tiranën. Ja, u shpërblye. Nuk jeton dot as coronavirusi në kryeqytet. Andaj tha Rama ta bëjmë karantinën në Kavajë se andej do vërtitet kjo sëmundje. Lali Virusi e mposhti Corona Virusin. I duhet dhënë një medalje. Për inat të Lulit.

Iriqi: - Ç’masa keni marrë kur as maska nuk gjen në farmaci.

Manastirliu: - I hoqëm nga Tirana se nuk do na duhen. I çuam në Ersekë Roskovec, Peqin dhe Berat. Për inat të Lulit.

Iriqi: - Pse thua shpesh për inat të Lulit?

Manastirliu: - Më ka thënë Rama. Edhe kur të të pyesin për emrin thuaj për inat të Lulit. Se kështu populli do besojë që edhe virusin na e solli PD. Është mendjendritur udhëheqësi ynë.

Iriqi: - Po nëse kap Ramën?

Manastirliu: - Do gëzojë gjithë Shqipërinë. Nja një muaj nuk do pushojnë fishekzjarret dhe hallvë dynjaja ngado. Ej, mos i shkruaj këto se Edi është gati për vetting ministrave. Ama kam shpresë se atë dhe Ruçin do i kapë me siguri. Jo në Tiranë, por do i palosë andej nga Lungomarja...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi25/02/2020 15:47

temperatura matet me mire me pjeshk

Shto koment

Denonco