Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Sot në Romë, takim krize i ministrave të Shëndetësisë së vendeve fqinje

Sot në Romë, takim krize i ministrave të Shëndetësisë së vendeve fqinje

14:04, 25/02/2020
A+ Aa A-

Vazhdon përhapja e virusit Korona. Krahas Italisë që njoftoi 283 raste infektimi, edhe Austria e Kroacia njoftuan rastet e para të infeksioneve. Në Romë mblidhen ministrat e Shëndetësisë të vendeve fqinje me Italinë.

Lajmet për përhapjen e shpejtë të virusit Korona ndryshojnë me orë. Së fundmi bëhet e ditur, se edhe zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit është i infektuar me virusin Korona.

Më parë Austria kishte njoftuar dy  raste ntë infektimit në Tirol. Edhe Kroacia ka njoftuar për rastin e parë të infektimit, sipas kryeministrit, Andrej Plenkovic. Turqia ka izoluar 132 vetë në bordin e një avioni të ardhur nga Irani për shkak të dyshimit për persona të infektuar.

Në një hotel në Tenerifa në Spanjë janë izoluar disa qindra vetë për shkak të dyshimit për raste të infeksioneve me virusin Korona. Në Itali krahas më shumë se 280 rasteve të infektimit në veri, është konfirmuar edhe një rast infeksioni në Sicili. Italia ka reagur me masa drakoniane duke izoluar disa zona në veri për të penguar përhapjen e virusit.

Ndërkohë në Romë zhvillohet të martën mbasdite një takim krize i ministrave të Shëndetësisë të disa vendeve të BE që janë afër Italisë.

Italia ka ftuar në këtë takim për të koordinuar veprimet për përhapjen kaq të shpejtë të virusit në Europë.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur, se virusi nuk ndal në kufijtë e vendeve. Spahn pret raste të tjera të virusit Korona edhe në Gjermani, ku aktualisht janë regjistruar 16 vetë të infekuar.

Ndëkohë një virolog ka kritikuar në mediat gjermane mënyrën e veprimit të qeverisë gjermane. Alexander Kukele tha për Deutschlandfunk, se ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn e nënvlerëson rrrezikun në përhapjen e virusit Korona dhe e paraqet shumë më pak të rrezikshëm se një grip. Por nëse vdekshmëria tek gripi është 0,1% në rastet e virusit Korona është më e lartë, 0,5-1,5%.

"Kjo do të thotë, se për ata që infektohen, virusi është 10 herë më i rrezikshëm", ka thënë Kukele. Virusi Korona mund të jetë vdekjeprurës jo vetëm për pleqtë, si në rastin e gripit, por edhe për njerëzit në moshën e mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco