Frika nga koronavirusi në vend, Rama sulmon opozitën dhe median

Frika nga koronavirusi në vend, Rama sulmon opozitën dhe median

12:02, 25/02/2020
A+ Aa A-

Duke përfshirë edhe politikën në mesazhin e tij në Twitter, Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e frikës në lidhje me koronavirusin.

Me anë të mesazheve politike, Rama shkruan se ‘koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji’, duke ironizuar dhe takimin e djeshëm të kreut të opozitës Lulzim Basha me specialistët e shëndetësisë.

Rama ka sulmuar dhe median per informacionet qe ajo percjell perdite ne lidhje me situaten, qe duket se kreut te qeverise nuk i pelqen shume.

Rama shkruan më tej se janë marrë të gjitha masat.

Postimi i Edi Ramës në Twitter:

Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!

Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit...

Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet, duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca, ligësia, dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elvi 25/02/2020 13:49

Eshte nje shprehje popullore qe thot ne ke shpirtin si ke surratin na q... nenen na dogje fshatin.shif edi ramen e fol pastaj

Elvi 25/02/2020 13:47

Fatkeqesia me e madhe e ltij vendi je ti mer shpirt zi

lushingabarbullushi25/02/2020 12:07

O te kapt ty te parin.

Shto koment

Denonco