E talentuara Hersi Matmuja i bashkohet kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

E talentuara Hersi Matmuja i bashkohet kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

11:23, 25/02/2020
A+ Aa A-

"Hersi Matmuja rikthehet në Shqipëri, pas pesë vitesh, për t'u bërë pjesë e kauzës së drejtë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar."

Lajmin e bëri të ditur sot, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Sipas Aleancës, "e ngjitur për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar Hersi Matmuja, ambasadorja jonë e kulturës jashtë vendit, na përcolli emocionin e saj nëpërmjet muzikës folklorike shqiptare, të sjellë në një format të ri dhe të personalizuar në stil prej saj.

Ajo preferon të këndojë në shqip, duke mbajtur gjuhën, si lidhjen me veten dhe vendin.

Iu përgjigj menjeherë kërkësës tonë për t'u bërë pjesë e Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, duke e futur në axhendën e saj artistike, Tiranën dhe Kukësin vendlindjen e saj.

Pak e njohur për publikun shqiptar brenda kufijve, Hersi është modeli i artistit shqiptar e cila përhap nëpër Europë vlerat e kulturës dhe traditës shqiptare. Padyshim një artiste e talentuar dhe për më tepër frymëzuese që të përcjell vlera njerëzore dhe artistike."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco