Komisioni për hetimin e Presidentit pret dëshminë e Ardian Dvoranit

Komisioni për hetimin e Presidentit pret dëshminë e Ardian Dvoranit

11:20, 25/02/2020
A+ Aa A-

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të mblidhet të premten, më 28 shkurt, në orën 13:00.

Në këtë mbledhje është thirrur të dëshmojë kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, i paditur nga Meta në Prokurori për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore” në kuadrin e një padie shumë të të gjërë ngritur nga Presidenti për “grusht shteti” në vend për kapjen e Gjykatës Kushtetutese nga ana e mazhorancës.

Komisioni hetimor parlamentar ndaj Presidentit u ngrit vitin e kaluar, pasi Presidenti e çdekretori mbajtjen e zgjehdjeve vendore më 30 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco