Tomini: Deri tani, në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus

Tomini: Deri tani, në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus

11:11, 25/02/2020
A+ Aa A-

Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë deklaroi sot deri më sot në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast me koronavirus në Shqipëri. Në një deklaratë para medieve, Tomini foli për shtimin e masave në pikat kufitare dhe kujdesin që duhet treguar për higjenën, qoftë personale, qoftë në ambientet publike, sidomos në shkolla.

"Kemi shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Deri në mbrëmjen e djeshme janë testuar 8 raste të dyshuar, që kanë rezultuar negativë, tha Tomini. - Personat që vijnë nga vendet e prekura nga virusi duhet të telefonojnë në numrin 127.

Ju këshillojmë të gjithë qytetarëve të përdorin bërrylin, për të mos përdorur dorën. Të minimizojmë prekjen e gojës, hundës.

Të përdoren maska vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte me persona të sëmurë. Nuk rekomandohet përdorimi i maskës, kur nuk jeni të sëmurë dhe nuk keni kontakte me persona të prekur.

Të gjithë rastet që kanë ardhur nga Kina janë monitoruar nga ana jonë, si është karantinimi, deri në një moment të dytë të situatës. Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet. Udhëtarët që janë evidentuar dhe vlerësuar në pikat kufitare kanë marrë rekomandimin e duhur. Nëse vijnë nga vendet, ku Italia ka vendosur karantinim, ata udhëtarë nuk dalin nga karantina.

Shpresojmë që edhe kjo virozë të ketë një tendencë në ulje me rritjen e temperaturave. Diagnoza bëhet në laboratorin e Inspektorit të Shëndetit Publik dhe rezultati i analizës del për 8-12 orë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco