BE mund të bëjë më shumë, Kurti: BERZH çmohet nga Ballkani Perëndimor për shkak të investimeve

BE mund të bëjë më shumë, Kurti: BERZH çmohet nga Ballkani Perëndimor për shkak të investimeve

08:41, 25/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rëndësinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në samitin që u mbajt në Londër. 

Në videon e shpërndarë në Facebook nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kurti u është përgjigjur pyetjeve rreth qeverisë së tij, duke thënë se ndonëse BE-ja si tërësi do të mund të bënte më shumë, BERZH është ajo që e gëzon respektin e shteteve anëtare të Ballkanit Perëndimor me investimet e saj.

''Ne kemi BE por BE-ja mund të bëjë më shumë. Sidoqoftë, diçka që vjen nga Evropa dhe të cilën e çmojmë në Ballkanin Perëndimor është BERZH, pasi që fjalë kyçe e saja janë investimet”, tha Kurti.

Image

Gjatë intervistës kryeministri i Kosovës ka shpalosur prioritetet e qeverisë së tij, teksa vuri theksin te sundimi i ligjit.

“Do të fokusohemi tek sundimi i ligjit, në mënyrë që ta luftojmë korrupsionin, ta ndalim korrupsionin, si dhe t’i sigurojmë investimet. Por, në anën tjetër, ne po ashtu do ta lidhim tregun e punës me arsimimin cilësor. BERZH është më e mira që mund të marrim dhe besoj se me qeverinë tonë mund të bëjmë gjëra që nuk i kemi bërë më parë. Do të fokusohemi midis tjerash në lidhjen midis Prizrenit dhe Tetovës, por edhe në rehabilitimin e hekurudhës jug-veri, nga Hani i Elezit në Leshakë”, përfundoi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco