Koronavirusi/ Manastirliu: Kemi më shumë se 180 shtretër për karantinën

Koronavirusi/ Manastirliu: Kemi më shumë se 180 shtretër për karantinën

22:52, 24/02/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte për emisionin“Opinion”, ku po diskutohet mbi rrezikun e Koronavirus në Shqipëri, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu siguroi se kemi të gjithë kapacitetet për të përballuar të gjithë skenaret e mundshem lidhur me koronavirusin.

Ajo tha se ekspertiza ndërkombëtare e ka vlerësuar Shqipërinë si një vend që ka kapacitetet e duhura për të përballuar koronavirusin.

Sipas saj, aktualisht janë gati disa struktura karantinë që nuk do të jenë sekret për mediat dhe publikun, nëse do të aktivizohen.

“Nëse vendosim të aktivizojmë strukturat e karantinës nuk do të jetë sekret, kemi më shumë se një strukturë. Momentalisht nuk është vlerësuar nevoja e hapjes së karantinës”, tha ministrja

E pyetur nga Blendi Fevziu lidhur me kapacitetin e shtretërve në karantinë, Manastirliu tha se strukturat e karantinës i tejkalojnë 180 shtretër, ndërsa tha se në të gjithë vendin janë më shumë se 30 mjekë infeksionistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco