Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Çështja e Teatrit/ Liçaj: SPAK merret me kartolina, kam 2 vjet në rrugë

Çështja e Teatrit/ Liçaj: SPAK merret me kartolina, kam 2 vjet në rrugë

22:09, 24/02/2020
A+ Aa A-

Aktori Neritan Liçaj ka shprehur qëndrimin e tij duke mbështetur Presidentin Ilir Meta në tubimin e 2 marsit.

Në studion e emisionit "360 gradë" në Ora News, Liçaj tha se SPAK merret me kartolina, ndërkohë që ai ka 2 vite që proteston në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Aktori Liçaj debatoi për rolin e SPAK me avokatin Saimir Visha.

Saimir Visha: Miku im unë kur del ti në skenë unë të admiroj si aktor, por vij në Teatrin Kombëtar se je ti dhe Teatri Kombëtar. Kur ka dhënë 9 dekrete të SPAK-ut, nuk i ka dhënë si Ilir Meta, i ka dhënë si institucion, ti ndajmë këto.

Neritan Liçaj: Ne kemi çuar një padi për Erion Veliajn dhe këta 9 dekretet zotëri po merren me kartolina tani dhe unë kam 2 vjet në rrugë dhe SPAK është marrë me kartolina dhe unë mbroj Teatrin Kombëtar 

Saimir Visha: Unë të kam përballë dhe të kam duartrokitur në skenë, je aktor dhe unë të duartrokas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco