Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Vasili i nxjerr dokumentet Gjonajt: Mbase memeces i vjen goja...

Vasili i nxjerr dokumentet Gjonajt: Mbase memeces i vjen goja...

19:37, 24/02/2020
A+ Aa A-

Pasi kallëzimit që presidenti Ilir Meta depozitoi sot në SPAK kundër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe dy vartësve të saj, me pretendimin se kanë shpërdoruar detyrën, nuk mungon as reagimi i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, ku publikon edhe dokumente, Vasili i përvishet Gjonajt teksa nuk kursen as ironinë e fortë. 

 

"Ministrja e drejtësisë shumë memece për dokumentat që ka falsifikuar e manipuluar për Gjykatën Kushtetuese !?

Po e njëjta Ministre shumë llafazane për moralin e saj, që ngrihet lartë e shumë më lartë akoma... e për të cilin nuk kemi asnjë dyshim...!

Edhe shumë memece. edhe shumë llafazane. edhe më shumë qejf me bishtin e flamurit të shqepur të reformes në drejtësi në dorë.

Ja edhe dokumentet se mbase memeces i vjen goja...", shkruan Vasili në reagimin e tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco