'Unë do të jem më 2 mars'. Ndoka mbështet thirrjen e presidentit dhe fton shqiptarët: Protesta është madhore

'Unë do të jem më 2 mars'. Ndoka mbështet thirrjen e presidentit dhe fton shqiptarët: Protesta është madhore

19:14, 24/02/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokristiane dhe ish-deputeti i opozitës, Nard Ndoka fton qytetarët që të bashkohen në manifestimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta më 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

I ftuar në “Ditë e Re” në Ora Televizion Ndoka nënvizoi rëndësinë e kësaj proteste.

“Unë do të jem më 2 mars. Është moment për çdo qytetar që të jetë i pranishëm. Është e rëndëishme për çdo njeri që të protestojë. Të dalim të protestojmë të ndihmojmë një kauzë edhe kur nuk është drejtëpërdrejtë e jona. Protesta është madhore. Presidenti ka dhënë një alarm vërtet domethënës. Presidenti ka dhënë një alarm vërtet domethënës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ndër të tjera Ndoka.

Thirrjes së presidentit të Republikës për tubimin e 2 Marsit i janë përgjigjur edhe kryetari i PD, Lulzim Basha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Pa harruar këtu mijëra mesazhe sensibilizuese që kreu i shtetit ka marrë nga shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco