‘Po fola unë, bie reforma në drejtësi edhe ai që të drejton ty’/ Zyrtarja e LSI ‘kërcënon’ Gjonajn

‘Po fola unë, bie reforma në drejtësi edhe ai që të drejton ty’/ Zyrtarja e LSI ‘kërcënon’ Gjonajn

17:47, 24/02/2020

Ministrja Etilda Gjonaj reagoi në lidhje me kallëzimin penal që Presidenti Ilir Meta bëri ndaj saj dhe dy vartësve të saj në SPAK. Gjonaj përdor ironinë duke u shprehur se “Presidenti gjeti kohën të paraqitet personalisht në zyrën e sekretarisë së SPAK”.

Ministrja shprehet se Presidentit do t`i përgjigjet institucionalisht, ndërsa pohon se është gati t`i përgjigjet SPAK-ut.

Por nuk mungon reagimi i anëtares së kryesisë së LSI, Elona Guri.

“Po flet Etilda për drejtësi! Po fola unë me zë dhe figurë, bie reforma në drejtësi edhe ai që të drejton ty nga koka te këmbët...

Kam qenë aty në 2016-ën kur Meta e miratoi reformën me 140 vota siç e donin amerikanët. Në ato kohë vëmendja jote nuk ishte te standardet e reformës, por te "relaximi" i ndonjë shoku të reformës.

P.S: Jeni dhe familje "golash" ju...”, shkruan Guri në postimin e saj.

Presidenti Ilir Meta dorëzoi ditën e sotme në SPAK kallëzimin penal ndaj Ministres Etilda Gjonaj dhe dy vartësve të saj, të cilët i akuzon për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, pasi botuan në Fletoren Zyrtare një vendim për emërimin e ArtaVorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. P

residenti e quan këtë një “grusht shteti”, ndërsa ka paralajmëruar mbajtjen e një tubimi në 2 mars, ku sipas tij në atë ditë do të firmoset dekreti i parë për çmontimin e kësaj tentative. /A,R. Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo27/02/2020 10:55

z.President! Ju jeni i zgjuar vete por nqs znj.Elona Guri ka fakte dhe e mban te fshehte merreni deshmitare dhe o te thote te verteten qe di ose t'i vihen prangat per genjeshtra.Boll u tallet me kete popull Pse nuk flete kjo ?per kur e mban mllefin qe ka?Kur te dale tym ne te gjithe anet e Shqiperise?

VULLNETARI27/02/2020 08:09

Po c'pret moj zonje, FOL nje ore e me pare, pse e kursen

Daj Jaku25/02/2020 20:28

Shprehet kështu Znj. Elona Guri: "Po fola unë me zë dhe figurë, bie reforma në drejtësi edhe ai që të drejton ty nga koka te këmbët... Kam qenë aty në 2016-ën kur Meta e miratoi reformën me 140 vota siç e donin amerikanët. Në ato kohë vëmendja jote nuk ishte te standardet e reformës, por te "relaximi" i ndonjë shoku të reformës". Dikur një mik më tha: "Të thuhet e vërteta e fjalës së përsosur" kjo është detyra e çdo qytetari. Ju Znj Elona Guri jeni person publik dhe e keni për detyrë të flisni, ta thoni të vërtetën tuaj publikisht, por edhe aty ku duhet. Përndryshe mos hidh shashka e mos kërcëno me nënkuptime, sepse rilindaset e edvin krim dramës nuk njohin moral e nuk i skuqet surrati.

Ani24/02/2020 18:36

Po perse nuk flet ti moj spurdhiake

Shto koment

Denonco