'Kapja' e AMA-s/ Zbulohen CV-të e kandidatëve për kryetar

'Kapja' e AMA-s/ Zbulohen CV-të e kandidatëve për kryetar

17:35, 24/02/2020
A+ Aa A-

Prej ditësh opinion publik ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e opozitës dhe disa mediave të mëdha në vend lidhur me përzgjedhjen e bordit drejtues të AMA-s.

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur garën për këtë proçes dhe emrat e depozituar aty janë zbuluar nga media. Kandidatët në garë, janë as më shumë e as më pak sesa këshilltarë ministrash, njerëz politikë të cilët në kundërshtim me ligjin për AMA-n kërkojnë të bëhen kryetarë dhe anëtarë të këtij instutucioni.

Kuvendi i Shqipërisë ka administruar CV-të e Maklen Mishës, Edvin Kukunjës, Faton Hoxhallit dhe Denis Dedejt.

Të katër këto emra të bërë publik në media janë të pozicionuuar politikisht me Partinë Socialiste, kanë shërbyer në pozicione politike dhe partiake duke qenë haptas në shkelje të ligjit, i cili e ndalon kandidadimin për persona politikë.

- Maklen Misha, djali i Pirro Mishës, ish-anëtar i bordit Drejtues të AMA-s, deklaron se është bashkëthemelues dhe anëtar i Bordit drejtues të lëvizjes G99, duke e shkelur haptazi ligjin për mediat, që përjashton nga gara anëtarët e partive politike dhe shoqatave politike.

Për më tepër, sipas CV-së tij deklaron se ka qenë anëtar i Grupit të punës për hartimin e programit për punësimin, në Partinë Socialiste.

Kontributet e kandidatit në partitë e sipërcituara, e shndërrojnë në një kandidat politik. CV-së së tij të “pasur” politike i shtohen edhe katër pozicione shumë pikante, Këshilltar i Edi Ramës, Niko Peleshit, Erion Veliajt dhe së fundmi i Olta Xhackës.

Në lidhje me emrin e Mishës, i cili përflitet si një nga favoritët kryesor, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar këtë vendim të qeverisë si një përpjekje për të trashëguar pushtetin nga i ati tek i biri, pa harruar që Pirro Misha është ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, fakt të cilin ai vetë se ka mohuar asnjëherë.

- Fatjon Hoxhalli, nuk plotëson vitet e punës, pasi siç edhe vetë konfirmon ka filluar punë për herë të parë në prill të vitit 2014, në administratë publike.

Hoxhalli është një tjetër emër që figuron të ketë shërbyer në pozicione politike. Ai ka qenë në kabinetin e Niko Peleshit në Kryeministri dhe në Ministri të Bujqësisë më pas deri në vitin 2019.

- Edvin Kukunja, deklaron 9 vite eksperiencë pune në shtetin italian, por mbetet për t’u verifikuar, si afati ashtu edhe lloji i punës së kryer, pasi ende nuk dihet nëse puna e kryer prej tij në shtetin fqinj përfshihet në fushat që kërkon ligji për mediat audiovizve. Kukunja është këshilltar i Ministrës së Drejtësisë Etilda Gjoni, ndërkohë që në mandatin e parë të qeverisë socialiste ai ka qenë këshilltar i ministres Lindita Nikolla.

- Denis Dedej, ka përfunduar studimet në gazetari në vitin 2014, ndërkohë që e ka filluar eksperiencën si gazetar në vitin 2007.

Dedej madje ka qenë i punësuar në administratë publike edhe pa përfunduar arsimin e lartë (bachelor në 2014, puna në Shërbimin Kombëtar të Punësimit në janar 2014). Ajo që është e përbashkët për të katër kandidatët është punësimi i tyre në kabinetet e ministrive të ndryshme dhe në Bashkinë e Tiranë, që nënkupton pozicionin e tyre të qartë politik, për sa kohë këto funksione janë thjesht dhe vetëm politike. Mediat kanë raportuar lidhje familjare dhe lidhje të afërta personale të këtyre kandidatëve me figura drejtuese të Partisë Socialiste.

Sipas mediave, këto persona që kanë marrë “mundimin” të bëhen pjesë e kësaj të ashtuquajture “garë”, janë emra krejtësisht të panjohur për opinionin publik dhe pa asnjë kontribut në jetën shoqërorore dhe me rëndësi për komunitetin.

Opozita ka ngritur shqetësimin se emrat e ardhur në kuvend për pozicionin drejtues të kryetarit të AMA-s, shprehin qartë synimin e kësaj mazhorancë për të kontrolluar fjalën e lirë sidomos pas propozimeve të bëra me paketën antishpifje, e cila është kundërshtuar fort nga komuniteti ndërkombëtar./CNA.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari24/02/2020 19:20

Robt ku ti keni o felliqesira! Vetem REVOLUCIONI e pastron Shqiperine nga fekalet, nga qelbesirat, nga felliqesirat, nga ndyresirat dhe morrat SOROSIANE te RILINDJES!!!

Shto koment

Denonco