Koronavirusi/ Basha takim me specialistët e shëndetësisë

Koronavirusi/ Basha takim me specialistët e shëndetësisë

12:33, 24/02/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur një takim pune me ekspertë të shëndetësisë për të koordinuar informacionet dhe qëndrimet në lidhje me përgatitjen e Shqipërisë për koronavirusin.

Në takim janë edhe ish-deputetë dhe ekspertë të PD me profesion mjekë ose njohës të çështjeve të shëndetësisë, Bardh Spahia, Tritan Shehu, Halim Kosova, Albana Vokshi, Orjola Pampuri,  Gazment Koduzi, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët infeksionistë dhe mjekë të tjerë që kanë shprehur edhe publikisht shqetësimin e mosmarrjes së masave të duhura nga qeveria.

Situata që raportojnë mjekët apo qytetarët që kanë ardhur mbrëmë dhe sot nga Rinasi është krejt e ndryshme nga ajo që paraqet ministrja e shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco