Presidenti do ta depozitojë personalisht në SPAK, kallëzimin ndaj Gjonajt

Presidenti do ta depozitojë personalisht në SPAK, kallëzimin ndaj Gjonajt

12:11, 24/02/2020
A+ Aa A-

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit.”

Kështu njoftoi para pak minutash, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Në njoftim bie në sy fakti se Ministrja e Drejtësisë cilësohet “në detyrë”, pas thirrjes publike nga Presidenti Ilir Meta që ajo duhej të shkarkohej për falsifikim.

Kjo është hera e dytë që Meta paraqitet vetë tek organet e drejtësisë. Në nëntor të vitit  2019, ai ngriti padi ndaj Ardian Dvoranit, kreut të KED-s për shpërdorim detyre lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kurse këtë radhë, Meta denoncoi "veprat e rënda penale të shpërdorimit të detyrës, të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe falsifikimit flagrant të kryera nga institucioni i ministrit të Drejtësisë, në lidhje me botimin e paligjshëm dhe kriminal në fletoren zyrtare të një vendimi të një organi të pavarur siç duhet të jetë Këshilli i Emërimit në Drejtësi."

Sipas Metës, “në këtë tentativë flagrante për grusht shteti, bazuar mbi provat e bëra publike, të cilat  do t’i dorëzohen SPAK, rezulton se është përfshirë drejtpërdrejtë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por dhe funksionarë të lartë të këtij institucioni, në varësi të saj, për llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese, duke përvetësuar në mënyrë mafioze, një kompetencë dhe pushtet që Kushtetuta ia jep Presidentit të Republikës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mashtrime 24/02/2020 13:27

Ahh ska.Popull SHqiperia jo !!!!!!!!!

Shto koment

Denonco