Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Heqja e licencës së shkollës, metodë fashiste për frikë dhe terror!

Heqja e licencës së shkollës, metodë fashiste për frikë dhe terror!

10:40, 24/02/2020
A+ Aa A-

Nga Bujar Nishani.

Qeveria e rilindsve të Bllokut stalinist njofton se i paska hequr liçencën një shkolle private pasi drejtuesit e saj kanë mbyllur shkollën për dy javë si masë parandaluese ndaj “coronavirus”.

Kultura dhe metodat fashiste po përhapen me shpejtësi dhe çdo ditë në Shqipëri!

Nuk e njoh fare aktivitetin dhe stafin e kësaj shkolle. As se çfarë niveli arsimimi ajo ofron për fëmijët e shqiptarëve.

Natyrisht në çdo rast të shkeljes së kritereve të licensimit, standardit dhe cilësisë së mësimit, dhunimit të të drejtave të studentëve të saj apo deformimit të kurikulës, është krejt normale dhe e ligjëshme pezullimi i licensës dhe sqarimi i situatës. Por të ushtrosh terror për shkak të masave të logjikës dhe mendimit për një situatë të caktuar rreziku të mundshëm ndaj shëndetit kjo është sjellje tipike fashiste.

Synimi i rilindsve stalinistë shqiptarë synon mbjelljen e frikës dhe terrorit tek çdo njeri që guxon të ketë mendim tjetër nga ai i banditëve fashistë në qeverisje.

Nesër çdo fashist i sotëm dhe akt fashistoid do gjykohet rreptësisht para ligjit. Por sot kultura dhe modeli fashist që po mundohet të ndërtohet ndër ne kërkon urgjentisht grushtin më të fortë që meriton. Çdo ditë që kalon përkeqëson!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco