Mjekët e Urgjencës stërviten kundër koronavirusit, Dr. Assefa u vesh kostumet

Mjekët e Urgjencës stërviten kundër koronavirusit, Dr. Assefa u vesh kostumet

10:11, 24/02/2020
A+ Aa A-

Më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë janë trajnuar për në betejën kundër koronavirusit, në rast se ai do të konstatohet në Shqipëri. Lajmin e dha sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila mblodhi grupin "Task-Force" në Aeroportin e Rinasit.

OBSH-ja është në mbështetje të Shqipërisë për të fuqizuar gatishmërinë dhe pergjigjen ndaj sëmundjes së Koronavirusit (COVID-19). Dr. Abebayehu Assefa, Koordinatori i Ballkanit në OBSH për Përgatitjen për Emergjencat Shëndetësore dhe Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit, dhe Dr. Mira Rakacolli, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kanë zhvilluar këto ditë një ushtrim simulimi në Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco