Haradinaj përsërit thirrjen për Kurtin: Mos e hiq taksën pa njohje reciproke në kufinjtë ekzistues

Haradinaj përsërit thirrjen për Kurtin: Mos e hiq taksën pa njohje reciproke në kufinjtë ekzistues

08:51, 24/02/2020
A+ Aa A-

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sërish lidhur me taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë. Sipas tij Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj i kërkoi Kurtit që të mos hiqet taksa pa njohje reciproke.

Reagimi i plotë

''Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje.

Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit.

Tregu vetëm për njohje!

RH''

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco