Vasili: Pse mbyllet shkolla kur nuk ka raste me Koronavirus?

Vasili: Pse mbyllet shkolla kur nuk ka raste me Koronavirus?

22:49, 23/02/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagon pas publikimit të lajmit se një shkollë private në Tiranë mbyll aktivitetin e saj për dy javë nga frika e Koronavirusit.

Sipas tij, në një kohë kur nuk ka asnjë rast të regjistruar në Shqipëri, një vendim i tillë thjesht është përhapje e trashë paniku.

“Përse mbyllet një shkollë private kur nuk ka asnjë rast me koronavirus dhe asnjë të dyshuar? Kjo është një përhapje paniku e trashë. Ç'bën Task Forca e shëndetesisë? Si mundet të lejojë këtë? Po Ministria e Arsimit pse rri si hu gardhi?? Për Kryeministrin nuk po pyes fare se nuk ja vlen të harxhoj kohen!”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

Në njoftimin e saj në Facebook, shkolla "Udha e Shkronjave" shkruan:

MBYLLIM SHKOLLËN PËR DY JAVË

Pas një konsultimi me prindër, specialistë dhe pas shqyrtimit të lajmeve (CNN-BBC-CORRIERE DELLA SERA, etj.) për ngjarjet në Itali, vendosëm të mbyllim shkollën si masë paraprake për të përgatitur prindërit dhe komunitetin. Vendimi nuk është si shkak i ndonjë informacioni konfidencial, por si masë paraprake përgatitore. Arsyetimin e gjeni edhe në link. Nuk është për panik, por është për përgatitje më të mirë.

Tiranë, më 23 shkurt 2020

https://www.syri.net/kronike/318234/frika-nga-koronavirusi-ja-shkolla-e-pare-qe-mbyllet-ne-tirane/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco