'Udhëtari vjen nga zona me Koronavirus. Asnjë kontroll në Portin e Durrësit'

'Udhëtari vjen nga zona me Koronavirus. Asnjë kontroll në Portin e Durrësit'

22:22, 23/02/2020
A+ Aa A-

Vijojnë denoncimet lidhur me mosmarrjen e masave nga autoritetet qeveritare lidhur me rrezikun nga Koronavirusi.

Sipas një qytetari, që ka zgjedhur të bëjë publik denoncimin nga Facebook-u i ish kryeministrit Sali Berisha, shprehet se, edhe pse vinte nga një zonë e prekur nga virusi vdekjeprurës, në portin e Durrësit nuk është përballur me asnjë kontroll.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Qendrim kriminal i Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise, Luajne me jeten e qytetareve!

Udhetari vinte nga zona me koronavirus. Asnje kontroll ne portin e Durresit. Thirrja e qeverise per vetkarantine eshte kriminale. Ajo eshte menyre e sigurte per te perhapur semundjen se paku tek familjaret por edhe tek te tjere!

Lexoni denoncimin trandites te udhetarit dixhital.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem dhe kriminal te Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise qe mashtrojne çdo dite dhe qe de fakto nuk kane marre asnje mase per mbrotjen e qytetareve nga perhapja e koronavirusit.

Ju bej thirrje qytetareve te ruajne gjakftohtesine dhe ne asnje rast te mos bien ne panik. sb

Pershendetje zoti Berisha,sot sa po erdha nga italia me tragetin venturi ferris erdha nga Vicenza regione veneto ne te cilin jane diagnostikuar raste me koronavirus ne portin e Durrsit nuk pata asnje kontroll nga doktort se thuhet ne media,i pash kur isha mbi traget por kur dola nuk pash asnji..dhe kete mund ta konfirmojn te gjith pasagjer..flm nese e publikoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco