Vdes ish-ministri dhe ish-deputeti shkodran

Vdes ish-ministri dhe ish-deputeti shkodran

20:49, 23/02/2020

Ndërron jetë ish-ministri dhe ish-deputeti për qarkun e Shkodrës, Ahmet Osja.

Profesori i Shkencave Bujqësore ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare.

Ahmet Osja u lind në Shkodër më 1939. Ai ishte Profesor i shkencave bujqësore dhe mbante titullin "Mjeshtër i Madh", i dhënë nga presidenti i Republikës në vitin 2009.

Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

1982 - 1991 Deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

2009 - Mjeshtër i Madh nga Presidenca e Republikës.

2009 - Këshilli Bashkiak i Shkodrës e ka shpallur Profesorin Ahmet Osja " Mirënjohja e Qytetit" .

2009 - Forumi i Intelektualëve Shqiptarë , dega Shkodër përfaqësuar nga ish kryetari Gëzim Uruçi e vlerësoi si intelektual i shquar, emblemë e qytetarisë, me njohuri të gjithanëshme në shumë fusha të shkencës e kulturës dhe një personalitet i historisë shqiptare

2010 - Nderi i Akademia e Shkencave, ishte titulli nga kryesia e akorduar ciceronit të bujqësisë Profesor Ahmet Osja.

2016 - Honoris causa

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco