Tubimi i 2 Marsit/ Mediat ndërkombëtare zbarkojnë te 'Dëshmorët e Kombit': Do ketë transmetim live nga Tirana

Tubimi i 2 Marsit/ Mediat ndërkombëtare zbarkojnë te 'Dëshmorët e Kombit': Do ketë transmetim live nga Tirana

19:55, 23/02/2020
A+ Aa A-

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë nismës së ndërmarrë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka ftuar qytetarët që të bashkohen më 2 mars në një tubim në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kundër asaj që kreu i shtetit e quan "grush shteti".

Më shumë se 156 media dhe agjenci ndërkombëtare prestiogjoze, mes të cilave Associated Press, Euronews, Voice of America, Washington Post, Msn, New York Times, Wall Street Journal, Washington Times, Radio Kina, Russia Today, Miami Herald, etj., kanë raportuar për thirrjen e Metës që të gjithë qytetarët të mblidhen në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë i bëri thirrje popullit shqiptar të tubohen nê 2 mars kundër qeverisë së drejtuar nga mazhoranca e majtë, të cilën ai e akuzon për shkelje të Kushtetutës së vendit dhe për lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Ilir Meta tha në një konferencë për shtyp se shpreson që qytetarët të vijnë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në 2 mars. Ai tha se atë ditë ai planifikon të nënshkruajë dekretin e tij të parë kundër asaj që ai e cilëson si një grusht shteti”, raporton ndër të tjera Associated Press.

Mësohet se për pasqyrimin e saj do të ketë transmetime live nga Tirana, Zëri i Amerikës, Al Jazeera, Deutche Welle, Associated Press, Euronews, Reuters etj.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Emigranti 24/02/2020 01:31

    Ti thuash Shqipetareve dilni se po na vjedhin kushtetuten ,(KE KUSHTETUT?) Zoti Meta si ka mundesi asnje politike e jashteme spo mbeshtet 2 Marsin perveç hajudutet dhe kriminelet qe 30 vjet me radh vodhen dhe vran dhe akoma po vrasin Pse duhet te ngrihemi? Ti ishe aty ku esht Rama Sali Berisha ishte aty Dobiçi vrau 4 njerz te pafajshem dhe ky ka qen aty Çfar kerkoni nga shqipetaret ? Nuk mjftuan 30 vjet shkaterrim qe I kini ber ati populli? O vllezer Ilir Meta/Edi Rama/Monika apo kulishi Saliut jan te qelbur ere e tyre ka vajt deri ne Afrik te jugut Shqiperia ka nevoj per nje politik te re njerz qe e duan shqiperin me zemer Keta qe jan sot I kan duart me gjak te pafajshem Shpresoi qe nje dit do kemi dhe nje lider te paster

    Shto koment

    Denonco