'Interesante vërtetë kjo Ministresha e Drejtësisë'/ Vasili: Edhe falsifikon, edhe mashtron trashë, edhe kërkon etikë

'Interesante vërtetë kjo Ministresha e Drejtësisë'/ Vasili: Edhe falsifikon, edhe mashtron trashë, edhe kërkon etikë

19:30, 23/02/2020
A+ Aa A-

Rilindja kërkon të marrë edhe Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur qarkun e narko-rilindjes.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI Petrit Vasili.

Teksa i kthen edhe një herë përgjigje ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila kërkoi etikë kur ti drejtoheshin personit të saj, Vasili shkruan se, "Interesante vërtetë kjo Ministresha e Drejtësisë. Edhe falsifikon, edhe mashtron trashë, edhe kërkon me pa derman etikë kur i drejtohen asaj"

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rama dhe rilindasit falsifikatorë dhe mashtruesë, por duan edhe "etikë" ama!!

Interesante vertet kjo Ministresha e Drejtesise.

Edhe falsifikon edhe mashtron trashe edhe kerkon me pa derman etikë kur i drejtohen asaj.

Kjo edhe te vret,por edhe kerkon" etike" nga te vraret qe ti thone bile :

"Faleminderit qe na vrave Ministreshë ".

Kori i te marreve te rilindjes eshte leshuar te rrembeje me cdo kusht Gjykaten Kushtetuese.

Mbasi ja dhane qeveri,ushtri e polici Habilajve etj si ata, duan tu japin tani edhe Gjykaten Kushtetuese, qe ta mbyllin krejt qarkun e narko-rilindjes.

Por rilindja e la pa goje gjithe dynjane jo vetem me kaq.

Duan edhe te kthejne kohen pas, se duan te zgjedhin me pa derman kandidaten, qe u betua dhe u mbyt te Bregu i Lanes.

Idiotesia e rilindjes nuk ka fund.

Po qajne e po lajne se kandidatja e Lanes paskësh dale e para per te kater vakancat, nderkohe qe bejne sikur harrojne, qe kandidatja e Lanes kishte ngelur ne provimin e pranimit te magjstratures.

Vetem cmenduria e rilindjes te nxjerr:

"Edhe te paren e klases edhe ngelëse ne klase njekohesisht"!?

Tani imagjinojeni vete se kur kandidatja shkon dhe betohet ne buze te Lanes, se sa me kollajllek e hedh edhe Shqiperine ne Lane, po ja kerkuan rilindasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco