Sulmoi mediat edhe për Koronavirusin/ Bushati, Ramës: Ka edhe më keq, Xi Jinping ka arrestuar 351 persona

Sulmoi mediat edhe për Koronavirusin/ Bushati, Ramës: Ka edhe më keq, Xi Jinping ka arrestuar 351 persona

19:25, 23/02/2020
A+ Aa A-

Pas përhapjes me shpejtësi në Itali, kryeministri Edi Rama reagoi sot përmes Facebook-ut të tij lidhur me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga Koronavirusi.

Në vend t’ju shpjegonte qytetarëve masat konkrete dhe spitalet që do të shërbejnë për karantinë, të cilat po i mban sekret, shefi i qeverisë sulmoi menjëherë median, duke kërkuar që populli të mos dëgjojë “mendjen e shthurura”.

Lidhur me këtë sjellje të Ramës ka reaguar analisti Andi Bushati, i cili nuk kursen ironinë.

Sipas Bushatit, ka drejtues regjimesh edhe më keq se Edi Rama, si në rastin e presidentit të Kinës, që ka burgosur 351 persona për përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me koronavirusin.

“Edi Rama ka bërë sot një status kundër atyre që përhapin lajme të rreme për koronavirusin. Deri me tani regjimi kinez i Xi Jinpingut ka arrestuar 351 persona për perhapjen e lajmeve të rreme dhe ka dëbuar tre korespondentë të 'Wall Street Journal' për të njëjtën gje. Ka gjithmonë edhe më keq“, shkruan Bushati.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hahaha24/02/2020 03:18

Tkrahasoah Ramen me Xi Jinping, vetem kerrmat e shqiperis e bejn ??????????? Po Xi JinPing esht lideri i nje superfuqie more idiot, lideri i nje shteti qe zhvillohet dita dites me shpejtesi te madhe, ndersa Rama po shkaterron ekonomikisht kete vend.

Daj Jaku23/02/2020 22:21

Po a gjëndet në Shqipëri ndonjë mëndje më të çthurur se ajo e Edvin Dramës? Nga një anë skicofrenia e lindur, nga ana tjetër kokaina, rezultati bipolar.

Shto koment

Denonco