Trump: Ambasadori Grenell do të vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

Trump: Ambasadori Grenell do të vazhdojë angazhimin në bisedimet Kosovë-Serbi

16:34, 23/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump konfirmoi këtë të dielë nga Shtëpia e Bardhë, pasi u pyet nga Zëri i Amerikës se si ndikon emërimi i Ambasadorit Grenell si kreu në detyrë i shërbimeve inteligjente amerikane, ndërkohë që është edhe ambasador në Gjermani dhe ndërmjetës në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas Trump, Grenell do të vazhdojë në detyrën e dërguarit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi.

"Ambasadori do të vazhdojë pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme por ai e realizoi. Ishte diçka shumë pozitive për këto të dyja vende", tha Trump duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi.

Komentet e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë u bën pak para nisjes së tij për një vizitë zyrtare në Indi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco