Kushtetuesja rrëzon zgjedhjet/ Rasti në Afrikë bën bujë

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjet/ Rasti në Afrikë bën bujë

15:01, 23/02/2020
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese e vendit të varfër afrikan, Malavi, ka marrë një vendim që ka bërë shumë bujë. Ajo ka rrëzuar zgjedhjet kontroverse të vitit të shkuar.

Kur u mësua se gjykata, pas dhjetë orësh diskutim, do të rrëzonte procesin e zgjedhjes së presidentit Peter Mutharika, mbështetësit e opozitës dolën në rrugë duke festuar.

Ky është rasti i dytë në Afrikë dhe vetëm rasti i pestë në botë kur gjykatat rrëzojnë procesin zgjedhor, shkruan Nic Cheeseman, një ekspert në fushën e historive zgjedhore.

Pavarësisht presioneve nga biznesmenë të pushtetit, Gjykata mori vendimin për të rrëzuar zgjedhjet, edhe pse opozita nuk provoi në mënyrë përfundimtare se kishte fituar më shumë vota. Në vend të kësaj, gjyqtarët thanë se shkeljet e shumta të rregullave zgjedhore mund të interpretohen si minim i parimeve kryesore ligjore dhe kushtetuese.

Cheeseman thotë se opozitat në vende të ndryshme të botës, po përdorin mjete të ndryshme për të deligjitimuar proceset zgjedhore. Ai përmend edhe rastin e protestave në Shqipëri, që kanë për qëllim të diskreditojnë proceset zgjedhore.

Sipas tij, megjithatë këto fushata kanë edhe një rrezik nga pas. Ato rrezikojnë të provokojnë reagime të ashpra nga qeveritë autokratike, të dëshpëruara për të mbajtur pushtetin.

Rasti i Gjykatës Kushtetuese në Malavi duket interesant, për shkak se ndërkombëtarët kanë kërkuar që edhe për rastin e zgjedhjeve në Shqipëri, të shprehet Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit akoma nuk e ka numrin e nevojshëm të anëtarëve për të marrë vendime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/02/2020 15:34

Në Malavi ndodh.... në Alabakëri vështirë se ndodh. Kot nuk është turrur Edvini porsi pela në zall me zaptu Gjykatën Kushtetuese. Përpara President, të gjithë me ty për kauzën madhore. P S. Ku ka hup Luli? Thonë ka dalë në pazar me ndigju. A e ndëgjon Presidentin? Shqipërin e mori Rama, i vu zjarr, shqipëtar mos rri po duku shqipëtar, Luli më 2 mars dil në pazar.

Shto koment

Denonco