'Bilbil Hasani u vra nga shteti! E shoqja shkoi ta vizitonte kur i dhanë lajmin'

'Bilbil Hasani u vra nga shteti! E shoqja shkoi ta vizitonte kur i dhanë lajmin'

14:39, 23/02/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Bilbil Hasani vritet nga shteti! Ai burgoset për 10 euro apo 12000 lek të vjetra, ndërkohë serial killera dalin njëri pas tjetrit nga burgu!

Miq, burgjet e narkoshtetit janë strofulla torturash dhe vdekje për të varfërit e Shqipërisë!
Dy dite më parë e shoqja e Bilal Hasanit shkoi të takonte të shoqin në burgun 313, i cili gjendej në paraburgim që nga dhjetori sepse kishte vjedhur një portofol me 10 euro, pra 12 mijë lekë të vjetra. Bilbili, baba i katër fëmijëve, prej 20 vitesh ishte invalid me KEMP për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
Zoja Hasani u njoftua nga personeli i burgut se i shoqi kishte varur veten.

Me këtë rast theksoj se gjatë këtyre viteve janë bërë dhjetëra e dhjetëra raste te njerëzve të varfër që në burgjet e vendit në rrethana të errëta, më së shumti nga torturat fizike dhe psikologjike, kanë gjetur vdekjen. Rasti me i fundit është vrasje e mirëfillte shtetërore se mbahej prej tre muajve në paraburgim për 10 euro një njeri me kartelë klinike prej 20 vitesh për çrregullime mendore, ndërkohë që lirohen njëri pas tjetrit serial killer ose pronarë të magazinave prej 15-20 tonësh etj etj

Të dashur miq, Bilbil Hasani është i burgosuri i fundit midis dhjetëra të burgosurve të tjerë që vetëvritet apo vritet në burgjet sketerrë të Shqipërisë.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Bilbilit të ndjerë, dënoj me ashpërsinë më të madhe torturat shtazore fizike dhe psikoliogjike që ushtroheb ndaj të burgosurve të varfër në burgjet e narkoshtetit të Edvin Mafisë.

Ju bëj thirrje Komitetit kundër Tortures dhe Trajtimeve Çnjerëzore të Këshillit të Europës si dhe Komitetit të ë Drejtave të Njeriut të OKB të ndërmarrin me përparësi një inspektim në Sistemin e burgjeve sketërrë të Shqipërisë dhe te konsiderojnë aplikimin e nenit 4 te Konventës nderkombetare kundër Tortures dhe sanksionet e merituara për regjimin e Edvin Mafisë. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/02/2020 15:18

Nëse ky i shkretë u mbajt më se 1 vit në qeli për 10 euro, bëni hesapin se sa miliarda vjet duhet të mbahen brenda... Edvini, Erioni, Damiani, Iliri, Saimiri, Ogerta, Vilma, Spjerdhopalla, Artani, Arbeni, Vanxhuxhi.... e gjithë "rilindja" mbarë, ndoshta duhet me ja ul i çikë atij Pandeliut të gjorë. Nuk mjaftojnë të gjithë burgjet e historisë botnore edhe sikur me ja bo me rradhë. Ma mirë si Robespieri, ... cak e në kosh.

Shto koment

Denonco