VIDEO/ 'Rama mashtroi për mbetjet e rrezikshme nga jashtë. I dha licencë mikut të tij për këtë biznes kriminal'

VIDEO/ 'Rama mashtroi për mbetjet e rrezikshme nga jashtë. I dha licencë mikut të tij për këtë biznes kriminal'

20:50, 22/02/2020
A+ Aa A-

Një sasi lënde e rrezikshme është sekuestruar ditën e djeshme në Vlorë, në një traget që vinte nga Italia.

Disa persona janë vënë në pranga, ndërsa nuk ka ende informacione në lidhje me aktivitetin e tyre.

Ndërkohë, para pak minutash Partia Demokratike, përmes një reagimi të publikuar në faqen zyrtare të selisë blu në Facebook, shprehet se ky fakt nxjerr në pah një tjetër mashtrim.

Sipas PD, Rama i ka dhënë licensën për këtë biznes mikut të tij, Zamir Kormuzi.

"Një tjetër mashtrim i provuar i Edi Ramës! Shqiptarët u mashtruan publikisht se nuk do të lejoheshin plerat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë, ndërkohë që Edi Rama i jepte licencë miqëve të tij për këtë biznes kriminal. Edi Rama ka dështuar!", shkruan PD në reagimin e saj. 

Disa vite më parë, SYRI.net, pati paralajmëruar për rolin e mafies që synon importin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri. Një shkrim i gazetarit Poli Hoxha që mban datën 23 shtator 2016, analizon dhe jep fakte tronditëse për projektin e mafies në dosjen ‘Re Mida’, hetimi të cilës nga antimafia italiane, vazhdon ende edhe pas 15 vitesh.

Çështja e importit të mbetjeve helmuese në Shqipëri u hap me bujë, edhe gjatë muajve të parë të vitit 2017, pas artikullit të një media italiane e cila ngrinte dyshime të forta se 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme janë varrosur në Shqipëri. Por gjithçka kaloi me kundër-akuzat e kryeministrit Rama për shpifje e lajme `kazanësh` dhe kurrë nuk u krye një hetim shterues për këtë sinjalizim. /A.R, Syri.net

https://www.syri.net/politike/317923/syri-net-paralajmeroi-projektin-e-mafies-per-te-groposur-ne-shqiperine-mbetje-kancerogjene/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco