PD kërkesë Prokurorisë: Na informo ku ndodhen hetimet për deputetin Bushati, a ia keni kaluar dosjen SPAK

PD kërkesë Prokurorisë: Na informo ku ndodhen hetimet për deputetin Bushati, a ia keni kaluar dosjen SPAK

19:42, 22/02/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike, i ka kërkuar nëpërmjet një shkrese drejtuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, te fitrmosur nga Sekretari i Përghjithshëm, Gazmend Bardhi,  informacion lidhur mbi kallëzimin penal që PD ka bërë më 2 tetor 2018, ndaj deputetit socialist, Ervin Bushati, për fshehje dhe mosdeklrarim të pasurisë. Në kallëzim penal PD sqaronte se janë evidentuar prova nga ZRPP se deputeti Ervin Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme.

Kërkesa për informacion vjen pasi më janar 2019, Gjykata e Shkallës së Parë, shfuqizoi vendimin e Prokurorisë të datës 10.10.2018 “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket materialit kallëzues Nr. 13118 të vitit 2018”, duke detyruar Prokurorinë që të regjistronte procedim penal për rastin në fjalë.

Sot, në më shumë se 1 vit, konstaton Partia Demokratike, nga momenti ku gjykata konstatoi se kallëzimi ishte bazë e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ervin Bushati, organi i prokurorisë nuk ka konkluduar për përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe nuk ka dalë në një vendimmarrje mbi këtë dosje hetimore.

‘Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike depozitoi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ndaj deputetit socialist Ervin Bushati. Në kallëzim penal PD sqaronte se janë evidentuar prova nga ZRPP se deputeti Ervin Bushati, ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pronësinë për 7 pasuri të paluajtshme. Konkretisht, rezultonte se ai nuk kishte deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë: 1. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2017; 2. Në Tiranë, 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2; 3. Në Tiranë, 938 m2 truall, e regjistruar në vitin 2014; 4. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 5. Në Qerret, Kavajë, një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, e fituar me kontratë shitje nga shteti (ALUIZNI); 6. Në Sarandë, një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall; dhe 7. Në Sarandë, 1 garazh, me sipërfaqe 42 m2.

 Në Janar 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 10.10.2018 “Për mosfillimin e procedimit penal që i përket materialit kallëzues Nr. 13118 të vitit 2018”, duke detyruar Prokurorinë që të regjistronte procedim penal për rastin në fjalë. Sot, në më shumë se 1 vit nga momenti ku gjykata konstatoi se kallëzimi ishte bazë e mjaftueshme për regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasit Ervin Bushati, organi i prokurorisë nuk ka konkluduar për përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe nuk ka dalë në një vendimmarrje mbi këtë dosje hetimore.

Për këtë arsye, PD ka kërkuar informacion mbi fazën ku ndodhen hetimet dhe nëse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas datës 19 Dhjetor 2019, ka shpallur apo jo moskompetencën dhe a i janë kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme SPAK, duke qenë se shtetasi Ervin Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.’-deklaron PD.

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco